Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Pirja e alkoolit gjatë ditës, flasin ekspertët!

Moti i ngrohtë dhe pijet alkoolike shpesh shkojnë ‘dorë për dore’. Në vend që të bini në letargji vetëm në divanin tuaj ose të takoni miq në kafene komode, vera sjell ftesa për të gatuar në oborrin e shtëpisë, për të qëndruar pranë pishinës ose për të kaluar një mbasdite në park dhe alkooli është një ‘mysafir’ që zakonisht shfaqet. Ka disa mënyra se si pirja gjatë ditës ndikon në trup, për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm.

1.Pirja gjatë ditës mund të ndikojë ndryshe nga pirja gjatë natës.

Dr.Sandra Luyindula thotë se pavarësisht nga koha kur dikush pi alkool, ai/ako po konsumon diçka që është qetësues.

Shumë njerëz mendojnë se pirja e alkoolit para gjumit do t’i ndihmojë ata të flenë, por në fakt bën të kundërtën, duke prishur gjumin. Njerëzit kanë më shumë gjasa të zgjohen gjatë gjithë natës nëse pinë alkool para gjumit. Pra, a do të thotë kjo që mund të shmangësh efektet që prishin gjumin në mbrëmje? Varet nga sa pini.

2.Ju keni më shumë gjasa të pini pije me sheqer gjatë ditës.

Lloji i pijeve alkoolike që ka të ngjarë të pini gjatë ditës do të ndikojë ndryshe tek ju. Luyindula shpjegon se:

Nëse jeni duke pirë diçka me sheqer si margarita, sheqeri ngadalëson përthithjen e alkoolit në qarkullimin e gjakut, kështu që shumë njerëz përfundojnë duke pirë më shumë për të ndjerë efektet e alkoolit. Gjithashtu, mos shijimi i alkoolit aq shumë mund t’i bëjë njerëzit të pinë më shumë akoma.

Kjo do të thotë se dikush mund të pijë më shumë se zakonisht dhe me një ritëm më të shpejtë. Ndërsa konsumimi i tepërt i alkoolit nuk është kurrë i mirë për shëndetin, Shannahan tha se konsumimi i rregullt i pijeve alkoolike me sheqer mund të jetë veçanërisht i dëmshëm. Moti i nxehtë nënkupton të ulesh përpara kondicionerit pa ndërprerje, duke konsumuar diçka e duke parë serialin tënd të preferuar.

Çfarë ka më freskuese se pemët dhe alkooli? Nëse jeni të lodhur nga koktejlet me sasi të lartë sheqeri, me pak njohuri ju mund të krijoni koktejlet tuaja me sasi të ulët karbohidratesh dhe me shumë shije. Për këtë sezon, ne ju prezantojmë koktejlet më të mira.