Gossip Showbiz

“Planeti jonë i shkretë është duke qarë”, Dua Lipa reagon pas zjarreve në Turqi!

Turqia po përballet së fundmi me krizën e ndryshimeve klimatike. Shumë vende në Turqinë jugore janë përfshirë nga zjarri, shkak temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve. Si rrjedhojë në rrjetet sociale ka nisur edhe një fushatë sensibilizimi e quajtur “Lutemi për Turqinë”.

Me një fatkeqësi të tillë është solidarizuar edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa e cila prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri. Përmes një fotoje të publikuar në Instastory, bukuroshja ka shkruar:

Planeti jonë i shkretë është duke qarë. Kur do ta shohim se ky ndryshim i klimës është i vërtetë. Ne duhet të përballemi me faktet. Mbroni nënën tonë. Turqi jam me ju.

Ndërkaq, rikujtojmë, se një ndër eventet më të rëndësishme të kësaj vere është vizita e papritur e këngëtares së famshme në vendin tonë. Takimet e saj me Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj janë komentuar kudo nëpër rrjete sociale. Shumë njerëz e quajtën pritjen e Dua-s si një propagandë nga ana e drejtuesve të shtetit tonë.

Por ajo që ka bërë përshtypje ishte revoltimi surpizë i një prej personazheve shqiptarë, i këngëtares Besa Kokëdhima ku bëri një postim në InstaStory duke kritikuar ashpër shtetin shqiptar dhe theksoi se artistët në vendin tonë nuk vlerësohen, pasi ata që e marrin vëmendjen e të gjithë ‘famën’ janë politikanët.

Ndërkaq, para disa ditëve, disa komente fyese që reperi DaBaby bëri gjatë një festivali për njerëzit me HIV dhe homoseksualë nuk kanë shpëtuar pa marrë vëmendjen e shumë personazheve të famshëm. Këto komente kanë irrituar pafund edhe Dua-n e cila e tronditur reagoi nëpërmjet një shkrimi në Instastory për kolegun e saj të cilët së bashku kanë sjellë hitin e famshëm “Levitating”.