Celebrities Live From Tirana

“Po mua kur do ma bëjnë një të tillë?!”/Fjorentina Halili e magjepsur nga propozimi për martesë i Luizit!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-banorja e “BB”, Fjorentina Halili për të na folur më shumë rreth finales së madhe së edicionit të dytë të “BBV” më 6 maj. Si po i duket katërshja finaliste Fjorentinës? Zbuloni për këtë e shumë të tjera duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, sa i përket Luizit dhe sjelljes së tij disi agresive dhe bullizuese ndaj vajzave të shtëpisë, si e komenton Fjorentina?

Me Kiarën ka qenë shumë kavalier. E kam thënë që të gjithë do të donin një partner si Luizi. Sa i përket pjesës së gocave të tjera, heq Efin, Luizi i ka parë si meshkuj dhe i ka goditur. Nuk i ka parë të brishta por i ka parë të gjithë njësoj. E kam parë agresiv tek mënyra e të folurit.

Propozimi për martesë që Luizi i bëri Kiarës, si iu duk Halilit?

U preka për propozimin, e pashë që në sytë e Kiarës kishte trishtim kur nuk ishte në dijeni të lojës që ai po i bënte. Nisa duke qarë dhe kur pashë propozimin thash ‘po mua kur do ma bëjnë një gjë të tillë’.(qesh) Pashë shumë dashuri nga ana e Luizit, bëra dhe lidhjen e rrëfimit të jetës së tij ku tregoi ndër të tjera se sa shumë kishte vuajtur në dashuri.

Cilët banorë mendonte Fjorentina se do të shkonin në finale?

Finalistë për mua ishin Luizi, Olta, Maestro dhe Kristi. Duke qenë se doli Maestro mendoja se do shkonte Dea, kur doli Olta thash po tani kush do të shkojë në finale. E dija që Dea, Kristi dhe Luizi do të shkonin. Kur u fut katërshja thash do të shkojë ose Bledi ose Efi. Bledin e hoqa se ishte më shumë si gazetar sesa si banor, Kiara e humbi betejën që në nominimin me Oltën dhe mundësia ishte vetëm Efi.