Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

“Po përdor emrin e saj…”/Paditet supermodelja Hailey Bieber!

Supermodelja e njohur Hailey Bieber lançoi së fundmi linjën e saj të kujdesit të lëkurës ‘Rhode’, por tani është paditur për shkelje të markës tregtare nga një markë 8-vjeçare e modës me të njëjtin emër. Në një deklaratë për ‘Page Six Style’, ekipi ligjor i kësaj të fundit pretendon se Bieber u përpoq të merrte markën tregtare nga dyshja e dizajnit Purna Khatau dhe Phoebe Vickers në vitin 2018. Kur ato refuzuan, Bieber thuhet se vazhdoi me lançimin e markës së saj Rhode.

Lisa T.Simpson, këshilltare kryesore gjyqësore në Rhode, tha për ‘Page Six Style’ se:

Ajo e bëri këtë pavarësisht se dinte për Rhode dhe të drejtat e saj paraprake. Është një rrethanë fatkeqe. Natyrisht, ne e kuptojmë që Hailey dëshiron të përdorë emrin e saj për markën e saj, por ligji për këtë është i qartë. Nuk mund të krijoni këtë lloj konfuzioni të markës vetëm sepse dëshironi të përdorni emrin tuaj. Ajo që po bën zonja Bieber është dëmtimi i një biznesi të bashkëpronësisë së pakicës, të cilin dy gra e kanë ndërtuar me kujdes dhe e kanë rritur si markë globale.

E lançuar në vitin 2014, Rhode ofron fustane me printe shumëngjyrëshe dhe veshje nga të famshëm si Mindy Kaling dhe Kelly Clarkson. Në një deklaratë tjetër për ‘Page Six Style’, bashkë-themelueset e Rhode, Khatau dhe Vickers pohojnë se ishin të detyruara të ngrenë padinë për të mbrojtur biznesin e tyre.

Ne jemi ende një kompani e re dhe në rritje dhe nuk mund të kapërcejmë një personazh të famshëm me ndjekësit e Hailey-t duke përdorur emrin e kompanisë sonë për të shitur produkte të ngjashme. Ne nuk duam të padisim Hailey-n, ne duam të festojmë për të. Si kolege gra sipërmarrëse, i urojmë suksese. Hailey ka fuqinë dhe ndikimin e yjeve. Ajo mund të zgjidhte çdo emër për kompaninë e saj. Ne kemi vetëm emrin që kemi ndërtuar.

Në padi thuhet se ndikimi i Bieber dhe përhapja virale e marketingut të saj do të shkaktojnë dëm të menjëhershëm, të vazhdueshëm dhe të pariparueshëm për markën e veshjeve Rhode. Dy pronaret e biznesit po i kërkojnë gjykatës që të bllokojë Bieber nga përdorimi i emrit Rhode për të shmangur çdo konfuzion midis markave të tyre.

Rikujtojmë, se së fundmi fituesi i dy çmimeve “Grammy”, Justin Bieber dhe bashkëshortes së tij Hailey thuhet se iu refuzua hyrja dhe një tavolinë në restorantin italian “Carbone” në Greenwich Village të Manhatanit të premten e kaluar. Sipas mediave të huaja, ylli i popit dhe modelja u trajtuan si çdo klient tjetër që nuk kishin bërë më parë një rezervim.