Auto & Moto

Prezantohet së fundmi nga Rolls Royce “bisha” me 6 rrota!

Rolls Royce ka zbuluar një makinë të veçantë me 6 rrota, frena floriri dhe timon me lëkurë krokodili. Kjo makinë, e bazuar në Rolls-Royce Phantom të vitit 2005, është ndërtuar nga Danton Arts Kustoms, që shpreson ta shesë “krijesën” e vet për 5 milionë euro. Projekti i radhës i Danton Arts Kustoms është një Lamborghini Urus me 6 rrota.

Danton ka modifikuar makinat për gati dy dekada në vilën e tij në Francë. Thuhet se ai kaloi tre muaj duke ribërë kryeveprën. Sipas ‘Ladbible’, ai i rimodifikoi sediljet, shtoi lëkurë krokodili në timon dhe madje e mbuloi mbështetësen e krahut me lëkurë gjarpri. Madje ka edhe frenat janë të veshura me ar në një përpjekje për të ofruar një kontrast me veshjen e zezë mat të makinës.

Sipas faqes së internetit të automobilave ‘HotCars’, fuqia për këtë Rolls Royce Phantom 6×6 vjen nga motori 6.8 litra V-12 i modelit 2005. Motori standard Phantom nuk mori modifikime mekanike nga Danton, megjithëse një fletë ari jo aq standarde mbulon motorin. Ndërkohë, Danton është i njohur për makinat e tij të modifikuara. Puna e tij përfshin një Porsche 911T të vitit 1971 me motorin e tij origjinal të ndërruar me një motor Bentley V8 6,75 litra dhe një Lamborghini Espada të vitit 1970 të mundësuar nga një motor i ri V12 nga Sant’ Agata Bolognese.