Celebrities Fashion Film & Tv Showbiz

Pse të gjithë vëmendjen në premierën e ‘Eternals’ e mori fustani i Angelina Jolie-s?!

Zgjedhja e fundit e bukuroshes Angelina Jolie duket me vend dhe kjo për arsyen e vetme pasi ajo e porositi markën e njohur ‘Versace’ t’i krijonte një pamje që i përkiste komplet një bote tjetër për premierën e ‘The Eternals’ në Festivalin e Filmit në Romë, në daljen më të fundit të superheroinës së ‘Marvel’, por askush nuk mundi ta parashikonte nivelin e hollësisë së pabesueshme të detajeve që na e dëshmoi në tapetin e kuq.

Image may contain Angelina Jolie Fashion Premiere Red Carpet Red Carpet Premiere Human and Person

Duke i dhënë një hije fantastike komplet posturës së saj të trupit pasi ai fustan në ngjyrë të argjendtë dhe plot shkëlqim e bënte Jolie-n të dukej thjesht e jashtëzakonshme. Aktorja e njohur luan rolin e luftëtares Thena. Mesa duket ky fustan ka qenë edhe një përshtatje që përkon në mënyrë fantastike me rolin e saj.  Pavarësisht pamjes së mahnitshnme le të ndalemi pak tek detajet e fustanit.

Një fustan i ngushtë pas trupit, i cili ishte i kuruar deri në detaje. Duke filluar që me kapjen e vogël në pjesën e poshtme të legenit. Fustani mesa duket është i krijuar dhe punuar nga një copë si një rrjetë metalike. Fokusi i Jolie gjithmonë ka qenë gjithmonë investimi në komoditet, në cilësi.

Image may contain Angelina Jolie Fashion Premiere Red Carpet Red Carpet Premiere Human and Person

Nëse kjo vazhdon edhe në rastet e tjera të paparashikuara gjatë shfaqjeve dhe premierave, do të ketë një mori pamjesh të tjera të Versace për t’u riimagjinuar tani për tani. Jolie, një adhuruese e shkollës së modës të Donatella-s, ka veshur pamje bombastike nga marka gjatë gjithë karrierës së saj, duke treguar një anë më të errët, më tërheqëse të estetikës së gjithanshme të shkëlqimit të perandorisë italiane. Vitet e fundit ajo ka treguar një anë më të butë të prodhimeve të Donatellës, duke veshur fustane unikë me silueta greke. Le të jetë ky moment mbresëlënës dhe vezullues një pikë kthese i orientuar drejt qëndrueshmërisë.