Celebrities Gossip Showbiz

Reagon bashkëshorti i Britney Spears pas incidentit të këngëtares me truprojën e Victor Wembanyama!

Së fundmi, Britney Spears ka deklaruar se është goditur në fytyrë nga një roje sigurie që mbronte basketbollistin francez Victor Wembanyama në Las Vegas. Në një postim në mediat sociale këngëtarja u shpreh se incidenti ishte një “përvojë traumatike” për të cilën ajo ishte e papërgatitur. Nga ana e tij Wembanyama tha se ai “nuk pa se çfarë ndodhi”, por se dikush u shty.

Ndërkaq, bashkëshorti i këngëtares Britney Spears, Sam Asghari ka reaguar së fundmi kundrejt truprojës së Victor Wembanyama pasi dyshohet se goditi gruan e tij kur ajo u përpoq të bënte një foto me yllin e NBA-së. Pas incidentit, i cili ndodhi në restorantin Catch në Las Vegas Asghari aktori bëri një postim në InstaStory duke shprehur se:

Unë jam kundër dhunës në çdo formë, veçanërisht pa justifikim në mbrojtjen e vetes apo të dikujt tjetër që nuk është në gjendje të mbrohet. Vetëmbrojtja mund të jetë e pashmangshme, por mbrojtja e çdo gruaje, veçanërisht gruas sime, nuk është e diskutueshme. Shpresoj që burri në fjalë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë. Nuk mund ta imagjinoj një skenar ku një fanse grua e paarmatosur që tregon ndonjë lloj emocioni apo vlerësimi për një personazh të famshëm do ta bënte atë të sulmohej fizikisht, aq më pak të goditej në fytyrë.