Celebrities Gossip Showbiz

Regjisori i njohur Sean Penn divorcohet nga Leila George!

Sean Penn dhe Leila George më në fund kanë finalizuar divorcin e tyre. Fituesi i çmimit ‘Oscar’ dhe aktorja australiane u lidhën në vitin 2016 dhe më vonë u martuan në muajin korrik të vitit 2020. George më pas paraqiti kërkesën për divorc në tetor të vitit 2021 pas më shumë se një viti martesë.

Këtë janar, dyshja zhvilluan gjyqin e tyre privat në mënyrë që të përshpejtonin procesin e divorcit përmes gjykatave të ngecura të Kalifornisë. Të premten, divorci i tyre u finalizua dhe u miratua, sipas dokumenteve të siguruara nga PEOPLE.  Dokumentet thonë se Penn dhe George u ndanë zyrtarisht në shtator 2021 dhe përmendin dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes së tyre. Asnjëri nuk kërkon mbështetje bashkëshortore nga tjetri.

Në fillim të këtij muaji, regjisori Penn foli me revistën “Hollywood Authentic” në mbështetje të punës së tij në Ukrainë në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus dhe gjithashtu foli për marrëdhënien e tij, duke përfshirë edhe mënyrën se si ai u martua duke qenë se është “shumë neglizhues”.

Është një grua që e dua shumë, Leila George, të cilat tani e takoj vetëm ndonjëherë pasi e prisha martesën. Teknikisht kishim qenë të martuar për një vit, por ishte njësoj sikur të ishte prej pesë vjetësh, jam treguar shumë neglizhent. 

61 vjeçari Penn, thotë se nuk e ka tradhtuar aktoren 30 vjeçare australiane, e cila ka prindërit gjithashtu aktorë  Vincent D’Onofrio e Greta Scaçhi, por pranon edhe se ka konsumuar alkool dhe qetësues në doza të mëdha.

Më parë i lejoja vetes të mendoja se kisha një vend shumë të rëndësishëm kudo dhe kjo përfshinte dhe të qenit në depresion duke konsumaur alkool e qetësues deri në 11.00 të mëngjesit. 

Kjo ishte martesa e tretë e aktorit të fimit “Milk”, i cili ka qenë më parë i martuar me  Madonna nga viti 1985 deri në 1989 dhe me aktoren e serialit “House of Cards” Robin Wright nga viti 1996 deri në 2010. Ai ka dy fëmijë me 56 vjeçaren Wright, bijën Dylan, 31 vjeçe dhe djalin Hopper, 28.