Celebrities Gossip Showbiz

Romeo, Donaldi dhe Elgiti do të sjellin ‘Picasso’!

Përveç se një producent shumë i suksesshëm, këngëtar shumë i pëlqyer, ai është i njohur dhe për miqësinë e ngushtë që ka me vëllezërit Veshaj, Romeon dhe Donaldin. Elgiti para disa javësh krijoi hitin “Piloti” së bashku me Romeon, dedikuar Monika Lubonjës, që e kishte kërkuar aq shumë kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Edhe Donaldi vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e tij solo të titulluar “Nuk je”. Teksti i këngës është shumë i ndjerë dhe flet për një dashuri të mbaruar, ku një prej partnerëve e ka lënduar shumë tjetrin, i cili vazhdon e dashuron. Siç thotë dhe një pjesë e këngës: “Ti ke dit veç me m’thy…” Mesa duket, projekti më i ri i Donaldit ka prekur zemrat e dëgjuesve duke arritur të rezultojë kështu shumë i suksesshëm.

Megjithatë ata kanë vendosur që të mos e lënë me kaq. Postimi i fundit i Elgit Dodës në InstaStory padyshim që ka tërhequr të gjithë vëmendjen e fansave. Elgiti ka ndarë një postim nga studioja muzikore, duke paralajmëruar një projekt të ri. Ai ka etiketuar vëllezërit Veshaj, duke nënkuptuar kështu se bëhet fjalë për një duet me ta.

E vetëm një orë më parë, aktori ka shpërndarë një video ku duken të tre së bashku teksa na kanë treguar një sekuencë të shkurtër nga kënga dhe titullin e surprizës së tyre që është ‘Picasso’.

Artistët nuk na kanë zbuluar ende një datë publikimi, megjithatë dimë se projekti i tyre do të vijë shumë shpejt. Më poshtë mund të dëgjoni pak nga kënga e tyre.

Me anë të një Instastory të bërë pak më parë, Donaldi na ka zbuluar tatuazhin e tij më të ri që ka të bëjë me shprehjen e tij të famshme me të cilën thërriste vëllain e tij Romeon, një shprehje e përdorur shumë edhe gjatë eksperiencës së tij në ‘BBV’. Mes shumë tatuazheve të tjera, aktori ka ‘gdhendur’ dhe demin në trupin e tij.