Bota Showbiz

Rritja e temperaturës globale shqetëson Leonardo DiCaprio-n, ylli hollivudian ngre alarmin!

Ylli i “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio prej disa kohësh tanimë është i përfshirë në ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e habitatit natyror. Ai disa herë madje ka apeluar edhe për lumin Vjosa në Shqipëri, me kërkesën që t’u thuhet “Jo” ndërtimit të HEC-eve përgjatë shtratit të tij.

Duke shfrytëzuar ndikimin e madh që ka në rrjetet sociale, DiCaprio së fundmi publikoi në Instagram disa statistika “të frishme”, për mënyrën se si temperatura po lëviz në tokë, duke shënuar rritje të dyfishuar në mesataren e disa vendeve.

Ai ka vënë në dukje se si nga 1.5 gradë celcius, ka tashmë 3 gradë temperaturë në kontinentin e akullt, çka rrezikon që në të ardhmen, të përjetojmë një verë pa Arktik. Në statistikat e ndara me ndjekësit, Leonardo gjithashtu ka vënë në dukje gjatësinë mesatare të thatësirës që rrezikon jetën e kafshëve në oaza dhe habitate të shkretëtirave, si dhe rritjen e zonës së djegur nga zjarret në verën mesatare mesdhetare.

Ndërkaq, aktori i njohur ka shkruar se:

Diferenca midis ngrohjes globale mesatare 1.5 gradë celcius, 2 celcius ose 3-4 celcius mund të tingëllojë margjinale. Në fakt, ato përfaqësojnë skenarë jashtëzakonisht të ndryshëm për të ardhmen e njerëzimit. Frekuenca e katastrofave, mbijetesa e bimëve dhe kafshëve, përhapja e sëmundjeve, qëndrueshmëria e sistemit tonë global të klimës dhe në fund të fundit mundësia që njerëzimi të mbijetojë në këtë planet varet nga këto pak gradë. Sot, ne ende kemi mundësinë për të përmbushur qëllimin 1.5 gradë celcius të përmendur në Marrëveshjen e Parisit. Ne ende mund të mbrohemi nga ndikimet më të këqija të klimës dhe të fillojmë të formojmë një të ardhme më të shëndetshme. Por ne po afrohemi me shpejtësi në pikat e pakthyeshme të klimës. Kjo është arsyeja pse konferenca për klimën # COP26 në nëntor është kaq e rëndësishme për luftën globale kundër ndryshimit të klimës. Vendet duhet të përfundojnë çështje të papaguara në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe të hedhin terrenin për një dekadë transformuese të veprimit të klimës në vitin 2020.