Aktualitet

Sekretarja e brendshme britanike ndalet sërish tek shqiptarët, 36 janë dëbuar, mbërriten me gomone!

Sekretarja e brendshme britanike Suella Braverman ka dhënë llogari përpara deputetëve në parlamentin anglez për mënyrën se si ajo është duke menaxhuar situatën e emigrantëve që mbërrijnë në vend me gomone.

Braverman edhe njëherë tjetër mori si shembull shqiptarët . kësaj here jo duke permendur pushtimin nga kriminelet shqiptarë por i tha kolegve të saj deputetë se ministria që ajo drejton deri tani ka mundur të dëbojë 36 shqiptarë që kishin mbërritur me gomone.

Top Channel mëson se 12 shqiptarët e parë të dëbuar pasi mbërritën më gomone , mbërritën në Rinas më datë 12 tetor. Ministria e punëve të brendshme, Home Office, tha se javën e shkuar kishte dëbuar të tjerë shqiptarë. Po sipas kësaj ministrie paraditen e së mërkurës përmes një charteri të kompanisë Titan Air Ways, u dëbuan 11 persona.

Mësohet se të dëbuarit pasi janë intervistuar nga oficerët e emigracionit rezultoi se nuk kualifikoheshin për nisjen e procedurave për azilin. Të 36 të dëbuarit u mbajtën në qedren e pritjes së migrantëve Manston.

Qendër për të cilën Braverman po përballet me shumë kritika për kushtet që ofron, ndërsa pranoi se kanë dështuar të kontrollojnë kufijtë, por sipas saj jo për faj të tyre.

“Është shumë e qartë se i kujt është faji për këtë situatë, janë njerëzit që po shkelin rregullat tona, vijnë këtu ilegalisht, duke shfrytëzuar bujarinë e popullit britanik -tha ajo. Sipas qeverisë britanike gati 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur këtë vit atje përmes udhëtimit me gomone.