Sot në emisionin “Live From Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike këngëtarja e njohur Semi Jaupaj. Pas eksperiencës së saj në edicionin e parë të “BBV” Semi është fokusuar në muzikë. Bukuroshja ka publikuar disa këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga ndjekësit. Kohët e fundit Semi ka qenë shpesh në Kosovë, cila është arsyeja e këtyre vizitave të shpeshta dhe si janë djemtë andej sipas këngëtares? Për këtë e disa detaje të tjera zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, si është raporti i Semi Jaupaj me këngëtarin Yll Limani, si ka nisur njohja mes tyre?
Më shkroi në Instagram për të më komplimentuar për pjesëmarrjen time në “BBV”dhe pas daljes time nga shtëpia më bëri direkt këngën “Mos u kthe”. Më ka ndihmuar pa asnjë interes, jemi shumë miq dhe jam e lumtur qe e kam aty për t’i marrë mendime.
Ndërkaq, cilat janë disa nga projektet e reja të Semit në muzikë?
Kam një projekt të ri me “Panda Music”. Jam shumë e lumtur, janë shumë çuna të mirë, mu duk vetja si jashtetit.(qesh) Edhe këtej mund të ndodhin gjëra shumë të bukura siç ndodhin edhe jashtë. Sa i përket verës, unë jetoj për këtë sezon. E dashuroj diellin, më mbush. Deri më tani nuk kam pranuar koncerte por do të fillojë të ketë.