Celebrities Gossip Showbiz

Sezoni i ndarjeve mesa duket, dyshja e njohur e showbiz-it i japin fund lidhjes!

Këngëtarja Olivia Rodrigo dhe producenti Adam Faze pas më pak se një viti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e ka konfirmuar për ‘Page Six’ një burim pranë ish-çiftit. Thashethemet e ndarjes nisën të qarkullonin në janar, kur Rodrigo nuk e ndiqte më Faze në Instagram. Ata gjithashtu nuk e kaluan Vitin e Ri së bashku. Ndërsa ende nuk dihet se si ndarja ka ndikuar emocionalisht për Rodrigon, Faze duket se po ecën mirë.

Ai kohët e fundit u zhvendos nga Los Angeles në New-York dhe u pa duke u argëtuar në një festë. Në intervistën e saj të dhjetorit me ‘British Vogue’, Rodrigo foli rreth shkëputjes së një marrëdhenieje duke treguar si e merr ajo veten në këto raste.

Përveç ndërprerjes së çdo kontakti, mendoj se është e rëndësishme jo vetëm ta falësh tjetrin, por të falësh veten që ke lejuar gjithçka të ndodhë. Kjo është ajo që kam mësuar.

Rikujtojmë se Rodrigo dhe Faze ishin në një lidhje prej muajit maj të vitit të kaluar. Sjellim në vëmendje se turneu botëror i Rodrigo do të nisë më 5 prill dhe burimet shtojnë se para turneut të saj, ajo do të publikojë një “Edicion Deluxe” të albumit të saj debutues “Sour”. Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi u njoftua se Rodrigo do të emërohej gruaja e vitit 2022 nga “Billboard”.

Trajektorja e famës së Olivias drejt superyjeve është një prej legjendave të muzikës pop. Talentet e saj si këngëtare, tekstshkruese dhe autore këngësh e kanë bërë Olivia një nga artistet e reja më autentike dhe emocionuese që ka shpërthyer në skenë në vite.