Celebrities Gossip Showbiz

Shefi i famshëm i kuzhinës Gordon Ramsay bëhet baba për herë të gjashtë!

Shefi i famshëm i kuzhinës Gordon Ramsay ka mirëpritur fëmijën e tij të gjashtë me gruan Tana. Këtë zbulim e ka bërë vet 57-vjeçari me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka postuar një foto nga materniteti dhe ka shkruar: “Sa dhuratë e mrekullueshme për ditëlindje, mirë se erdhe Jesse James Ramsey, 3.1 kg!! Një tjetër paketë dashurie për “brigadën” Ramsay!! 3 djem, 3 vajza… Kaq.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gordon Ramsay (@gordongram)

Çifti tashmë janë prindër të Meganit, më e madhja, e cila tashmë është në të 20-at, binjakët Jack dhe Holly, Matilda ‘Tilly’ dhe Oscar. Gordon Ramsay njihet shumë për figurën e tij si pjesë e botës së kulinarisë si një ndër shefat më të famshëm në botë, por familja e tij e madhe është padyshim në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për jetën e tij private. Rikujtojmë se së fundmi duke diskutuar me Jamie Theakston dhe Amanda Holden në emisionin ‘Heart Breakfast’, Ramsay foli për familjen e tij.