Celebrities Gossip Showbiz

‘Shtëpi’, Dua Lipa ndan fotot duke pushuar në vendin e saj!

Dua Lipa këngëtarja me famë botërore dhe shumë e dashur për publikun ka postuar në llogarinë e saj në Instagram që ndodhej në Shqipëri. Këngëtaria ka ndarë disa foto për ndjekësit e saj që tregon se është duke pushuar dhe duke shijuar natyrën shqiptare.

“Shtëpi”, ka shkruar këngëtarja, bashkangjitur me një figurë të flamurit shqiptar.

Ylli i muzikës shfaqet në foto me një futsan ngjyrë të zi me rripa te bardha. Të shumtë janë fansat të cilët kanë komentuar duke i uruar këngëtares pushime sa më të bukura dhe ata ndihen shumë të lumtur që ajo ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) 

Hera e fundit që Dua Lipa ka qënë në Shqipëri ka qënë koncerti i saj i cili u mbajt ne Sheshin “Skëndërbej” i cili u mbush plot e përplot nga e gjithë Shqipëria por dhe nga vëndet fqinj. Pas koncertit Dua mori dhe pasaportën shqiptare, të cilën e ndau mënjëherë me ndjekësit e saj dhe ishte shumë e lumtur.

Dua padyshim që është një nga këngëtaret e cila numëron miliona klikime në çdo këngë që ajo bën. Një nga artistet më të dashura shqiptare dhe jo vetëm, ajo padyshim na ka bërë krenarë në të gjithë botën. Epo me siguri, askush më mirë se artistja nuk do ta reklamonte më denjësisht vendin tonë!