Kudo në rrjet tashmë janë përhapur zërat se mes Kim Kardashian dhe Pete Davidson mund të ketë një romancë. Shkak u bë që një puthje që ata ndanë së bashku teksa performonin një skeç humoristik në “Saturday Night Live”. Pas kësaj dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe fansat gati janë bindur se mes tyre nuk ka vetëm miqësi. Por si po reagojnë ata lidhur me këto zëra?
Pete Davidson mesa duket po argëtohet me thashethemet e përhapura në rrjet. Ylli i “Saturday Night Live” u shfaq në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, ku bënte shaka me spekulimet se ai dhe Kardashian janë më shumë se thjesht miq. Meyers e nisi bisedën e tij me Davidson duke pranuar se donte të sqaronte diçka.
Më duket sikur dua të konfirmoj nëse është e vërtetë apo thashethem. Kjo është diçka për të cilën kemi lexuar shumë në shtyp.
Duke qenë i vetëdijshëm lidhur me temën, Davidson përgjigjet:
Kam dashur të flas për këtë, sepse ka shumë njerëz kudo që shkoj, të cilët pëshpërisin nën zë dhe më ngacmojnë. Por është e vërtetë… Unë kam një shfaqje që do të dalë tani. Shumë njerëz janë të shokuar që unë mund të marr pjesë në një shfaqje si “Tubi”. Është një gjë e vërtetë. “Tubi”.

Mesa duket Davidson e kaloi të gjithë pyetjen me shaka duke mos u përgjigjur vërtet mbi romancën e tij me Kim, por duke e kthyer temën tek shfaqja e tij e re. Por si ta kuptojmë këtë? Mos Pete nuk ndjehet komod nga përgjigjja apo mos ishte thjesht një shaka duke mohuar kështu aludimet?
Rikujtojmë se, Kanye West i ka bërë ‘unfollow’ Kim Kardashian pasi romanca e saj me Pete Davidson po përflitet shumë së fundmi. Kur shikon se kë ndjek në Instagram, ish-partnerja e Kanye, Kim Kardashian nuk është më aty, gjë që mund të jetë për shkak se ajo tani po takohet me njerëz të tjerë.