Celebrities Gossip Showbiz

Stresi po na përgatit për një verë shumë të nxehtë!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi është rikthyer sërish me projekte të reja në muzikë.

E duket se Stresi nuk ka të ndalur pasi pak kohë pas lançimit të këngëve të tij më të fundit që ishin bashkëpunime, artisti ka paralajmëruar se do të sjellë shumë projekte të reja muzikore teksa shfaqet në studio me disa nga bashkëpunëtorët e tij, producentin Alandy dhe Flor Banën. Mesa duket Stresi e ka marrë shumë seriozisht këtë sezon veror pasi na paralajmëroi një verë të nxehtë.

O Zot me zor po pres me i nxjerr të gjitha vëlla. Sapo ndezëm furrën, hit veror  

Reperi njihet për deklaratat e tij të bujshme që bën herë pas here lidhur disa situatave të caktuara që nuk kalojnë asnjëherë pa u vënë re.

Thënë kjo, më shumë se një vit më parë Stresi ishte përfshirë në një debat me moderatoren dhe ish-banoren e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira. Pas kësaj dyshja nuk kishin kursyer thumbat dhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit edhe në intervista të ndryshme.

Kjo gjë vazhdoi edhe gjatë qëndrimit të Einxhel në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kur reperi e quajti si prezantuesen naive dhe një model që nuk duhet ndjekur.

Megjithatë, duket se Stresi ka ndryshuar mendim. I ftuar para pak javësh në emisionin “E Diell” në Top Channel, teksa po zhvillonte një lojë reperit iu kërkua t’i kërkonte falje publike Einxhelit.