Lifestyle

Të flesh pranë partnerit apo pranë kafshëve shtëpiake? Ja kë preferojnë njerëzit…

Është natë dhe orar i vonë. Të gjithë janë duke fjetur, por juve jo. Kjo për arsyen sepse partneri/ja, që është shtrirë pranë jush gërhet. Por a e dini se çfarë duhet bërë në të tilla raste? Ne po ju tregojmë në këtë link disa mënyra efikase që mund të provoni. Të fjeturit pranë partnerit, shtrënguar e përqafuar nuk është gjithmonë diçka që siguron rehatinë e nevojshme gjatë natës.

Studimi i ri nga You.gov tregon se jo të gjithë janë të lumtur të flenë pranë partnerit të tyre. Sado e çuditshme t’ju duket, kafshët janë më komode kur vjen puna tek ndarja e gjumit. Sipas këtij studimi 1 në 4 njerëz do të preferonin më shumë të kishin afër qenin e tyre sesa partnerin çdo natë.

Kafshët shtëpiake janë më të menaxhueshme për t’u rrokullisur nëse keni nevojë për më shumë hapësirë për këmbët, për t’u mbuluar me jorgan dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për t’ju marrë batanijen gjatë natës nëse kanë ftohtë, plus nuk do kundërshtojnë nëse do t’i nxirrni nga krevati.

Kafshët shtëpiake gjithashtu ndikojnë në uljen e hormoneve tona të stresit, kështu që ky është një faktor tjetër se përse njerëzit ndihen komod me to.

Ndërkaq, pozicionet që ju dhe partneri juaj flini thotë shumë për atë se si ndiheni vërtet për njëri-tjetrin. Nga gjumi në formën e lugës te gjumi të ndarë, ekspertët thonë se gjuha e trupit tonë është mënyra përfundimtare për të vlerësuar se çfarë po ndodh në marrëdhëniet tona.

Cilësia e keqe e gjumit mund të çojë në një jetë seksuale jo të kënaqshme për shumë gra. Sipas studimit të botuar në “Menopause: The Journal of The North American Menopause Society”, cilësia e mirë e gjumit ishte e lidhur me të pasurit më shumë aktivitet seksual.

Rikujtojmë se, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se rreth 50% e pronarëve të kafshëve shtëpiake në Shtetet e Bashkuara e lejojnë kafshën e tyre të flejë në shtrat me ta. Bill Fish, bashkëthemelues i Tuck.com, thotë, se ka gjëra pozitive për të lejuar macen tuaj përshembull në shtrat çdo natë, duke përfshirë një ndjenjë sigurie, emocionalisht dhe fizikisht.