Celebrities Gossip Showbiz

“Testikuj kafshësh me vaj”, ja çfarë bëri një prej konkurrentëve të “Për’puthen” për të vërtetuar pëlqimin për një nga vajzat e emisionit!

Reality show i parë dhe më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri “Për’puthen”  është  rikthyer edhe këtë sezon në ekranin e Top Channel. Këtë vit moderatore e emisionit për herë të parë është Megi Pojani dhe 2 opinionistet, Neada Balluku, e cila ka qenë edhe sezonin e kaluar dhe Aulona Musta.

Saide dhe Serxho, dy nga konkurrentët e këtij sezoni kanë shkëmbyer së fundmi puthje me njëri-tjetrin, por kjo nuk e ndali Gertin, një tjetër konkurrent të ftonte në një takim katër minutësh Saiden. Gerti shprehu interes për të madje ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë, për t’i treguar Saides se është i vendosur në pëlqimin e tij ndaj saj. Produksioni i serviri konkurrentit tri pije “aspak të shijshme”: sodë, vezë me vaj dhe testikuj me vaj dhe ai guxoi duke i pirë të gjitha. Ama nëse  ky veprim i tij ia vlejti për të marrë vëmendjen e Saides, do ta shohim kur konkurrentja të bëjë zgjedhjen e saj për takimin e radhës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Per’puthen 💋 (@perputhen_tch)

Së fundmi konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi, e cila shumë e nervozuar. Pas diskutimeve në studio, Megi i është drejtuar Orhanit, njërit prej djemve, duke thënë se është arrogant dhe se nuk do dilte kurrë në një takim me të.