Showbiz

Tom Hiddleston rikujton me dashuri romancën e shkurter me Swift

Ai ishte mbështetja e duhur për Taylor Swift kur kjo e fundit u nda nga Calvin Harris, në fillim të vitit të kaluar.

Tom Hiddleston, i cili ka preferuar të mos flasë shumë për këtë romancë të shkurtër, ka rikujtuar me dashuri këtë lidhje edhe pse ka kaluar thuajse një vit.

Në një intervistë të dhënë për revistën amerikane “US”, aktori është shprehur: “Taylor Swift është një vajzë e mrekullueshme. Ajo është e sjellshme, e këndshme dhe e dashur. Kemi kaluar një kohë të mrekullueshme së bashku”.

Ndarja e Tom dhe Taylor ishte po aq e papritur sa edhe lidhja e tyre dhe duket se ajo romancë e shkurtër ishte më shumë për të tërhequr vëmendjen e mediave.