Showbiz

Top Awards: Asgjë nuk ndryshon, shqiptarët betohen vetëm për Bardhin!

Publiku është i bindur që edhe kjo javë vendi i parë i takon Bardhit dhe projektit të tij muzikor, “Betohemi”.

Kjo është java e dytë që artisti renditet në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Bardhi është shprehur për  “Top Awards“, se ndihet mjaft i lumtur që ka kaq shumë mbështetje nga publiku shqiptar, votat e të cilit vazhdojnë ta konsiderojnë si këngën më të bukur të momentit.

Sa i përket vendit të dytë, është bashkëpunimi i Butrint Imerit dhe Nora Istrefit, “Dy Zemra”, kënga që ka zënë vendin e dytë, duke u ngjitur me tre pozicione nga java e kaluar.

Ndërsa në vendin e tretë është zhvendosur Stresi dhe Morena, “Bad Girl” , duke humbur një pozicion nga java e kaluar.

Sa i përket hyrjeve të reja, katër të tilla i janë shtuar listës për këtë javë, disa prej të cilave janë poziconuar mjaft mirë.