Showbiz

Top Awards: Bardhi është edhe më i luajturi në “Top Albania Radio” dhe “My Music Radio” këtë javë

Bardhi është shndërruar patjetër në një prej artistëve më të komentuar të javës falë projektit më të fundit muzikor “Betohemi”.

Përvecse ka rrëmbyer vendin e parë në klasifikimin e “The Top List”, gjatë kësaj jave “Betohemi” ka qënë kënga më e luajtur në “Top Albania Radio” dhe “My Music”.

Artisti më i ri i tregut muzikor, është shndërruar shumë shpejt në një prej këngëtarëve më të preferuar të momentit, zëri i të cilit ka marrë vlerësime maksimale.

Nuk dimë ende nëse Bardhi do të renditet i pari në klasifikim por një gjë është e sigurt, artisti ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar.