Celebrities Gossip Showbiz

U desh të kalonin 6 vite që Zayn Malik të jepte intervistë, ylli i ‘One Direction’ këtë radhë foli për eksperiencën si baba!

Ylli i ‘One Direction’ Zayn Malik ka dhënë së fundmi një intervistë të rrallë për Alex Cooper në podcastin e saj ‘Call Her Daddy’, e cila do të publikohet më 12 korrik. 30-vjeçari u shpreh në lidhje me vajzën e tij të vogël Khai duke thënë se:

Gjëja kryesore në mendjen time është të përpiqem të jem një shembull i mirë për të. Kjo është arsyeja pse po e bëj këtë intervistë. Dikur kisha shumë ankth për të pasur një bisedë të tillë. Dua që ajo të jetë në gjendje të më shikojë dhe të thotë: ‘Babai im po e bën këtë’. Vazhdimisht më thonë se kam nisur të bëj shaka baballarësh. Por për mua është në rregull kjo gjë. 

Rikujtojmë, se Malik dhe ish-partnerja e tij, supermodelja Gigi Hadid e mirëpritën Khai-n në shtator 2020, një vit para se të ndaheshin si çift. Ndarja e dyshes erdhi pas një mosmarrëveshjeje familjare të raportuar mes Malik dhe nënës së Hadid, Yolanda Hadid. Ndërkaq, kohët e fundit u përfol se këngëtarja e njohur Selena Gomez ishte në një romancë me Zayn.

Këngëtarja e “Fetish” u pa duke ecur pranë asistentes personale të Zayn, Taryn Zimmerman, në New York. Në vitin 2013, Selena-s iu kërkua të tregonte se cilin anëtar të One Direction do të zgjidhte për një puthje. Përgjigja e saj? “Zayn,” tha ajo duke qeshur. Në të njëjtin vit, ajo e quajti atë anëtarin e saj të preferuar të grupit të djemve, duke i thënë Capital FM se kjo ndodh sepse ai është i lezetshëm.