Film & Tv Gossip

U deshën 32 vite…/Detaji që askush nuk e kishte vënë re te filmi “Home Alone”!

Fansat e filmit, “Home Alone”, vetëm kohët e fundit kuptuan arsyen kryesore se pse prindërit e harrojnë Kevinin e vogël në shtëpi, përpara se të shkonin në një udhëtim dhe shumëkush. U deshën 32 vjet për ta kuptuar këtë gjë. Shikimi i këtij filmi për festat e fundvitit prej vitesh është pjesë e pandashme e festave, ndonëse kanë kaluar më shumë se tri dekada nga publikimi i tij.

Duket se fansave iu deshën saktësisht 32 vite për të vënë re arsyen pse protagonisti kryesor qëndron vetëm në shtëpi dhe është harruar nga prindërit. Një video e postuar në TikTok theksoi pikërisht këtë detaj dhe shumëkush u habit që nuk e kishin vënë re më herët.

Duke publikuar një video të Piter, babait të Kevinit, që i hedh plehrat në kosh, përdoruesi i TikTokut ka shkruar: “E kam shikuar ‘Home Alone’ gjatë gjithë këtyre viteve dhe nuk e dija që babai e ka hedhur biletën e Kevinit”. Në komentet poshtë videos, shumë të tjerë janë shprehur të habitur dhe të tronditur që e kishin parë shumë herë, por nuk kishin vënë re këtë detaj kyç.

@cory_4_real

#christmas #holidays #homealone #foryou #movies #ohno

♬ Oh No – Kreepa

Rikujtojmë, se kanë kaluar plot 32 vite që nga dalja e filmit “Home Alone” më 1990-ën kur ka pushtuar kinematë botërore dhe ende shikohet megjithëse më së shumti gjatë përiudhës së Krishtlindjes e Vitit të Ri. Ndërsa sezoni festiv po afrohet, nuk ka mënyrë më të mirë për të hyrë në shpirtin e festës sesa të shikosh disa nga filmat më të mirë të Krishtlindjeve. “Home Alone” ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrat tona si një nga filmat festivë më ikonikë të të gjitha kohërave. LEGO krijoi një kopje nostalgjike pikërisht në kohë për festat e fundvitit.