Celebrities Film & Tv

U vendos! James Bond i ri do të jetë një personazh…

James Bond i ri do të jetë një personazh mashkull! Producentja e ‘No Time To Die’ Barbara Broccoli është shprehur se një grua nuk do ta portretizojë rolin e James dhe se ajo nuk do ta diskutojë zëvendësimin e Daniel Craig deri në vitin 2022.

Së fundmi producentja Barbara Broccoli ka treguar se 007 do të jetë gjithmonë një personazh mashkull. Kreu i ‘Eon Productions’, i cili merret me pjesën e menazhimit është shprehur se gjithçka në lidhje me pjesën se kush do ta marrë rolin nga Daniel Craig do të vendoset vitin e ardhshëm dhe se do të jetë patjetër mashkull.

Broccoli ka treguar se:

 James Bond është një personazh mashkullor. Shpresoj që do të ketë shumë, shumë filma të realizuar me gra, nga gra, për gratë. Unë nuk mendoj se ne duhet të marrim një karakter mashkullor dhe të kemi një grua që ta portretizojë atë. Pra, po, unë e shoh atë si mashkull. 

Ajo gjithashtu pranoi se nuk është përballur akoma me faktin se Daniel Craig po largohet pasi luajti roln e tij të fundit në filmin ‘No Time To Die’.

Unë jam disi në mëdyshje pasi do të doja që Daniel të vazhdonte përgjithmonë. Kështu që unë nuk jam duke menduar për zëvendësimin e tij. Kjo është diçka që Michael dhe unë do ta diskutojmë vitin e ardhshëm. 

E pyetur nëse bisedat për pasardhësin e Craig janë të afërta, ajo u përgjigj duke thënë se:

Jo. Ne duam të festojmë qëndrimin fantastik të Daniel Craig, i cili i dha gjithçka këtij personazhi në këtë ekskluzivitet për 15 vjet dhe është vërtet koha për ta festuar atë. 

Kujtojmë se kur Daniel u pyet në lidhje me rolin e James Bond nëse është dakord që të zëvëndësohet nga një grua ai ka thënë “jo, nuk duhet të interpretohet nga një femër”.