Celebrities Gossip Showbiz

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”, Eros Grezda ‘thumbon’ Oriolën pas ndarjes?

Kur dukej se gjërat po shkonin mirë, çifti i shumëpërfolur Oriola-Eros dyshohet në jetë ndarë. Shkas për këtë u bë një postim i fundit i futbollistit, i cili me anë të një Instastory ka hedhur një ‘thumb’ për dikë dhe ndjekësit mendojnë se është për modelen.

Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron!

Dyshimet në lidhje me këtë i ka shtuar dhe fakti që çifti nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e Oriolës.

Pak kohë më parë, u duk se dyshja ishin ribashkuar pasi Erosi në një intervistë u shpreh se është i lumtur me jetën e tij private dhe çifti u ndoqën sërish pas një periudhe që nuk e kishin njëri-tjetrin në Instagram.