Back to the Beginning Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Vesa Luma zbulon në “Back to the Beginning” se çfarë do të kishte bërë ndryshe 20 vite më parë!

E ftuar në episodin e parë të emisionit “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin ka qenë artistja e njohur, Vesa Luma. Këngëtarja ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj muzikore dhe jo vetëm. Më datë 11 shkurt në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Vesa do të zhvillojë recitalin e saj për herë të parë 100% live. Një përballje pas 20 vitesh karrierë dhe sukses. Si ndihet ajo për këtë?

 Ndihem sërish si ajo Vesa kur këndonte “Luaj” në Top Fest. Nuk është se kanë ndryshuar shumë gjëra përveç faktit që jam pjekur artistikisht më shumë. E di çfarë dua, i di limitet e mija. E di ku të rrezikoj me limitet dhe e di ku të mos rrezikoj. 

Për koncertin është kënaqësi shumë e madhe sepse po bëhen 20 vite. Është nder dhe kënaqësi që e gjithë ajo punë që është bërë po përmblidhet në një koncert ku është gjithçka live. Për mua ka qenë një ëndërr, e cila është dashur të realizohet edhe kohë më parë. Sot jam e lumtur për procesin e punës. Kam një skuadër fantastike dhe mezi po pres ta finalizoj. 

Çfarë do të kishte bërë ndryshe Vesa 20 vite më parë?

Shumë gjëra kanë qenë të shpërqëndruara në kuptimin që kam bërë një këngë dhe nuk e kam menduar dy herë thjesht edhe pse ajo ndjesia kur bëj këngë prapë nëse nuk e ndjej atë gjë nuk e bëj. Shumë gjëra dhe shumë këngë i kam pasur të nxituara por u mundoja ta gjeja ëmbëlsinë dhe frymëzimin që t’i këndoja këto këngë edhe vite më pas. Çfarë do të bëja ndryshe? Mbase nuk do të më kishte ardhur keq nëse do ta refuzoja një këngë sepse në atë kohë kur ne bënim këngë, nëse i thoje një kompozitori që nuk më pëlqen atëherë ai mërziteshe shumë dhe i vinte shumë keq. E merrte personale, ishin grusht njerëzish që punonin dhe ti e kishte shumë të vështirë të thoje ‘Jo’.