Celebrities Fashion Showbiz

Veshjet unike të Ronela Hajatit, Niko Komani flet për punën e tij: “E kam parë si vepër arti…”

Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen e Eurovizion që do të mbahet më datë 10 Maj. Këngëtarja shqiptare do të performojë e para në gjysmë finalen e parë të festivalit europian që pritet të mbahet në Torino. Padyshim që interesi se si do të jetë performanca e bukuroshes është i madh. Por një pjesë gjithashtu e rëndësishme është edhe veshja e Ronelës.

Së fundmi atë shpesh e kemi parë pjesë së eventeve që janë organizuar përpara se të fillojë Eurovizioni. Një ndër to ka qenë edhe konferenca për shtyp e zhvilluar në Torino, për të gjithë pjesëmarrësit e festivalit europian ku mund të themi se Ronela u shfaq si një divë e vërtetë me një ‘look’ shumë unik. Po aq unik madje ishte dhe paraqitja e djeshme.

Për të na folur më shumë mbi detajet e veshjeve deri më tani, Niko Komani në një lidhje me Skype për “Wake Up” tregon më shumë. Si e komenton ai paraqitjen e Ronelës në tapetin e kaltër ditën e djeshme?

Të gjithë mundohen të sjellin veshjet më të bukura. Secili do të sjelli një vision ndryshe. Pasi fitoi Festivalin e Këngës jemi ulur dhe kemi diskutuar. Unë dhe Ronela kemi dashur të sjellim diçka ndryshe, të veçantë. Unë e kam parë si një vepër arti këtë veshje. Ishte një veshje që kur e sheh të duket si art, për muze. Ia arritëm qëllimit.

Çfarë mesazhi kanë dashur Niko dhe Ronela të përcjellin mbi këtë veshje?

Ngjan si mozaik i një kishe ortodokse. Është vendi i dashurisë. Tek printi janë flamurët e të gjithë shteteve. Kjo ishte një veshje më e mirëmenduar se të tjerat. Tregon dashurinë që Ronela ka për të gjithë. Kapelja ka qenë e rëndë dhe ka pasur një bishtalec shumë të rëndë. Jam munduar të sjell trendet dhe tendencat më të fundit. Të gjitha veshjet janë shumë të guximshme.

Ke një thirrje konkrete për shqiptarët jashtë Shqipërisë që do të votojnë, duke qenë se vetëm 24 orë na ndajnë nga mbrëmja e parë e “Eurovision 2022”?

Këtë vit kërkojmë votat e të rinjve. Gjithmonë është kërkuar një këngë ritmike dhe jo baladë. Tani erdhi. Të rinjtë duhet ta votojnë sepse e kanë kënduar dhe e kanë kërcyer kudo.