Celebrities Gossip Showbiz

“Vuloset” gjithçka, vendimi i fundit i mbretit Charles shkëput përfundimisht çiftin Harry-Meghan nga Mbretëria e Bashkuar!

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një lëvizje tjetër për të ndërprerë lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar pas kërkesës nga familja mbretërore. Ata dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020. Lëvizja e fundit është dorëzimi i çelësave të rezidencës Frogmore Cottagey.

Rezidenca mbretërore ishte baza çiftit në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur. Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it iu dha përdorimi i vilës Frogmore me pesë dhoma gjumi nga mbretëresha Elisabeth si dhuratë martese në vitin 2018. Meghan dhe Harry mezi kanë jetuar në rezidencën mbretërore gjatë tri viteve të fundit, por duket se ajo nuk është më e tyre.

Rikujtojmë, se kurorëzimi i Mbretit Charles u ndoq nga 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave britanike, ceremonia për kurorëzimin u transmetua njëkohësisht në një sërë kanalesh midis orës 11:00 dhe 13:00. Shikimet arritën kulmin në 20.4 milionë. Shifrat janë më të vogla pasi mesatarisht 26.5 milionë shikues ndoqën funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ndërkaq, mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla po përgatiten për një kurorëzim të dytë këtë verë, me një ceremoni të planifikuar në Skoci dhe nderime që do t’u bëhen atyre. Ata do të jenë në Skoci në javën e parë të korrikut dhe monarku do të mbajë një Garden Party në Edinburg, si dhe do të jetë në evente të tjera.