Celebrities Gossip Showbiz

Mbreti Charles III dhe Camilla po përgatiten për një kurorëzim të dytë!

Kurorëzimi i Mbretit Charles u ndoq nga 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave britanike, ceremonia për kurorëzimin u transmetua njëkohësisht në një sërë kanalesh midis orës 11:00 dhe 13:00. Shikimet arritën kulmin në 20.4 milionë. Shifrat janë më të vogla pasi mesatarisht 26.5 milionë shikues ndoqën funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ndërkaq, mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla po përgatiten për një kurorëzim të dytë këtë verë, me një ceremoni të planifikuar në Skoci dhe nderime që do t’u bëhen atyre. Ata do të jenë në Skoci në javën e parë të korrikut dhe monarku do të mbajë një Garden Party në Edinburg, si dhe do të jetë në evente të tjera.

Garden Party do të zhvillohet më 4 korrik dhe do të shënojë festën e parë skoceze të mbretërimit të tij, ndërsa Dhoma e Kurorës në Kalanë e Edinburgut do të mbyllet nga 4 deri më 6 korrik dhe e gjithë kalaja do të mbyllet më 5 korrik. Gjatë shërbimit, Mbreti Charles III do të marrë bizhuteritë e Kurorës Skoceze, të cilat njihen zyrtarisht si Nderimet e Skocisë.

Nderimet janë bizhuteritë më të vjetra të mbijetuara të kurorës në Britaninë e Madhe dhe datojnë nga mesi i shekullit të 16-të. Kurora skoceze, shpata e shtetit dhe skeptri do të përdoren gjatë ceremonisë së kurorëzimit. Ajo që vlen të përmendet është se Katedralja e Shën Giles ka një rëndësi të madhe për familjen mbretërore.

Ndërkaq, rikujtojmë, se në një event për modën britanike, Mbreti Charles III dhe David Beckham u takuan dhe ish-ylli i futbollit i bëri një surprizë të këndshme monarkut të ri. David u ofroi një kavanoz me mjaltë që e bëri vetë në shtëpi, ku mban koshere bletësh.