Celebrities Gossip Showbiz

Zayn Malik në një intervistë zbulon të vërtetën e situatës me mamanë e ish-partneres së tij, Gigi Hadid!

Këngëtari i njohur Zayn Malik ka dhënë së fundmi një intervistë të rrallë për Alex Cooper në podcastin e saj ‘Call Her Daddy’. Ai ka dhënë edhe një sqarim në lidhje me një situatë që arriti të merrte një vëmendje shumë të madhe, kokretisht për konfliktin me Yolanda Hadid mamanë e ish-partneres së tij Gigi Hadid.

Në shtator të vitit 2021, Zayn u akuzua për për ngacmim për shkak të “shtyrjes së nënës së ish-partneres së tij Gigi Hadid” të supozuar në një komodinë, duke i shkaktuar ankth mendor. Raportohet bënë të ditur se muzikanti duhej të “përfundonte 360 ditë prove, si dhe një klasë për menaxhimin e zemërimit” sipas dokumenteve të gjykatës.

Duke folur në podcastin Call Her Daddy, Zayn zbuloi se pse ai nuk i kundërshtojë faktet për të cilat akuzohet në një çështje penale për katër akuza. 30-vjeçari tha se:

Unë nuk përfshihem kur njerëzit flasin online. Gjëja më e vlefshme për mua është koha dhe nuk dua të justifikohem.

Zayn Malik shpjegoi gjithashtu:

E dija se çfarë ishte situata dhe e dija se çfarë ndodhi dhe njerëzit e përfshirë e dinë se çfarë ndodhi dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi.

Megjithatë, Zayn deklaroi se:

Unë nuk doja të tërhiqja vëmendjen dhe nuk doja të merrja me të një rrëfim negativ që vajza ime ta lexonte përfundimisht. Besoj se e kam trajtuar në mënyrën më të mirë dhe kjo është gjithçka që duhet thënë. Ishin shumë negativitete.

Zayn gjithashtu besonte se ato janë “çështje familjare” dhe ai do ta mbante atë në familje.

Unë jam shumë i lidhur me fëmijën tim dhe nëse do të kisha 60% do ta merrja.