Bota Gossip

Zbulohet arsyeja pse Vladimir Putin ndalon vajzën e tij të fluturojë jashtë vendit!

Sipas raporteve nga Moska, presidenti rus Vladimir Putin ka bllokuar vajzën e tij të madhe që të udhëtojë jashtë vendit sepse ka frikë se ajo nuk do të kthehet më në Rusi. Shkencëtarja Dr.Maria Vorontsova donte të shkonte me pushime në një plazh tropikal për të festuar ditëlindjen e saj të 37-të. Ajo planifikoi një arratisje romantike me Yevgeny Nagorny, partnerin e saj që nga ndarja me ish-bashkëshortin. Në raportin e gazetës ruse thuhej se:

Putini u përgjigj me një refuzim kategorik, duke forcuar mbrojtjen e sigurisë së Marias. Sipas informacioneve tona, vajza e madhe e presidentit nuk kishte në plan të kthehej në Rusi.

Maria, ka një djalë gjysmë holandez, tani 8-vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Jorrit Faassen. Maria së fundmi ka dështuar në përpjekjet e saj për të hapur një qendër mjekësore elitare për të huajt në Rusi. 36-vjeçarja, prindërit e së cilës u divorcuan disa vite më parë, lindi kur Vladimir ishte spiun i KGB-së. Ajo është eksperte në sëmundjet e rralla gjenetike te fëmijët dhe sipas gazetarit investigativ rus që jeton jashtë Rusisë, Sergey Kanev, sanksionet duket se kanë prekur jo vetëm projektet e vajzës, por edhe martesën e saj.

Së fundmi, rikujtojmë se SHBA zgjeroi sanksionet kundër Rusisë dhe Vladimir Putinit, ku në listën e sanksioneve futi edhe dy vajzat e tij të rritura. Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, edhe pse nuk përmendeshin emrat e vajzave, bëhej fjalë për Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, të cilat Putin i ka me ish-gruan e tij Lyudmila.