Sara Gjordeni u shndërrua në një personazh mjaft të komentuar në media, kryesisht që pas eleminimit të saj në shtëpia e “BBV3”. Sara dhe Bardhi nisën lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBV3”, të cilën e vazhduan edhe jashtë e tashmë janë në pritje të një fëmije.
Vetëm pak më parë Sara dhe Bardhi kanë postuar një video, teksa kanë zbuluar gjininë e bebit. Në video duket momenti kur presin tortën dhe çifti zbulon se do të bëhen prindër të një vajze.
View this post on Instagram
Sara dhe Françeska kanë patur përplasje të forta gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë së BBV, madje ky ishte shkaku që Sara Gjordeni u largua me Zarf të Zi. Mirëpo marrëdhëniet mes tyre nuk janë qetësuar, pasi të ftuara tek “Post BBV”, dyshja ka vijuar të debatojë ashpër.