Showbiz

Zbulohet vendi ‘sekret’ ku do të martohet Brooklyn Beckham, ja sa do t’i kushtojë qiraja

Vetëm pak javë më parë ata shpallën fejesën e tyre. Bëhet fjalë për djalin e madh të çiftit Beckham, Brooklyn. Ai dhe bashkëshortja e tij e ardhshme, aktorja 25 vjeçare Nicola Peltz, kanë zgjedhur një vend ekstra luksoz për të celebruar dashurinë e tyre.

Ka qenë pikërisht Italia destinacioni i çiftit, përkatësisht në kompleksin luksoz të quajtur “Borgo Egnazia”, po i njëjti vend ku Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij u martuan në vitin 2012.

Sipas burimeve, përzgjedhja e resortit është vendosur nëpërmjet një konsulte që 21-vjeçari ka patur me të emën, Victoria. Natyrisht që shijet e divës së modës nuk mund të zhgënjenin. Shifra marramendëse e ceremonisë ka arritur shifrën 3 milionë paund.

Rikujtojmë se Brooklyn Beckham njoftoi fejesën me vajzën që dashuron fundjavën e kaluar. Ai tha se kishte gjetur shpirtin e tij binjak, edhe pse kishin vetëm disa muaj të lidhur.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i i urojmë çiftit të ri jetë të lumtur së bashku.