Celebrities Fashion

Zbuloni cili është fustani dhe marka që i ka fiksuar të gjithë yjet botërorë!

Duke nisur me veshjen e Paris Hilton e deri tek intervista e njohur e Tyra Banks në vaskë, ajo çfarë i ka bërë viral më së shumti është fustani që mbajnë veshur.
Dy yjet zgjodhën të vishen nga PatBO, një markë braziliane që po bëhet shumë e njohur dhe e përdorur nga yjet e shoëbiz-it.
Në një intervistë për “Page Six Style”, themeluesja dhe drejtoresha artsitike e PatBO, Patricia Bonaldi ka shprehur se sipas saj moda është diçka argëtuese dhe se të gjithë mund të bëjmë çfarë të duam.

Patricia ka zbuluar se ndër të parat yje që i kanë besuar asaj veshjet e tyre janë Rihanna dhe Sharon Stone, veshje të qendisura me dorë në vitin 2013.
Ndërsa tani janë të shumtë personazhet që zgjedhin të zgjedhin këtë markë si, Vanessa Hudgens, Mindy Kaling, Selena Gomez dhe Priyanka Chopra.

Veshjet e kësaj marke mode përmbajnë prerje anësore të cilat ekspozojnë sasinë e duhur të lëkurës duke dhënë një efekt mahnitës të delikatesës femërore.
Këtë faktor stilistja e ka shpjeguar duke thënë se e njeh shumë mirë trupin e femrës dhe e kupton se çfarë ato duan të shfaqin dhe çfarë jo.

Një ndër fustanet që shkaktoi shumë polimika është ai i veshur nga Paris Hilton ditën e ditëlindjes së saj, një fustan treçereksh me ngjyrë bajame.
Gjithashtu Priyanka Chopra i besoi PatBO veshjen e mbrëmjes së Vitit të Ri në 2020 në Miami Beach ku u shfaq krah bashkëshortit të saj Nick Jonas me një fustan neon rozë.