Celebrities Gossip Showbiz

Zonja dhe zotërinj, “The Ferragnez” shfaq premierën! Zbuloni se kur do të jetë i disponueshëm seriali!

Në kinemanë “Odeon” në Milano u ndezën posaçërisht për serialin-dokumentar të blogeres së njohur italiane Chiara Ferragni dhe bashkëshortit të saj, këngëtarit Fedez. “The Ferragnez” pati premierën e tij mbrëmjen e djeshme ndërsa reality-show i jetës së tyre do të jetë i disponueshëm në ‘Amazon Prime’ nga data 9 Dhjetor.

Të dy ishin të pranishëm së bashku me familjet e tyre, ndërsa nuk munguan as emra të famshëm si Orietta Berti, Francesca Michelin, etj. ‘Amazon Prime Video’ ka njoftuar shfaqjen e re italiane “The Ferragnez”, i cili vë në fokus çiftin e ri më të famshëm në skenën bashkëkohore; Chiara Ferragni, sipërmarrëse dhe ikonë e modës cilësuar nga Forbes si “Influencuasja më e fuqishëm e modës” në nivel global dhe Fedez, artist i shumëanshëm me mbi 60 rekorde platini.

Chiara në këtë event zgjodhi të vishte një fustan nga Dior të zbukuruar me tyl e rruaza, në ngjyrë të gjelbër në blu. Fedez qëndroi te ngjyrat neutrale me një kostum gri e pulovër teksa spikati detaji i thonjve, të cilët i shndërroi në të kuq. Ndërkaq, seriali prej 8 episodesh i prodhuar nga “Banijay Italia” për “Amazon Studios”, do të debutojë ekskluzivisht në Prime Video në 240 vende në të gjithë botën. Çifti i famshëm ndiqet nga miliona ndjekës në Instagram, me të cilët ata ndajnë momentet më të rëndësishme në historinë e tyre.

Duket se ashtu si çdo njeri tjetër i thjeshtë, edhe Chiara ka probleme në jetën e saj personale. Në një intervistë të fundit, Fedez ka pranuar se ai dhe bashkëshortja e tij, ndjekin në terapi çifti tek psikologu. Vetëm me problemet e përditshme, ato mjaftojnë që një burrë dhe në grua veç drekave e darkave në restorante, të ndjekin edhe seancat tek psikologu. Fedez shprehet se:

Mendoj që gjëja më interesante është të kërkosh normalitetin dhe të shkosh në terapi bashkë e jo veç e veç.

Rikujtojmë gjithashtu se sipas një faqeje të njohur në Instagram që analizon personazhet publik dhe fitimet e tyre, Chiara dhe Fedez fitojnë 32 euro në minutë.