Gjithcka nisi kur një faqe në Instagram e quajtur “Balkanism“, postoi një foto të hartës së ballkanit e parë nga “Apple” ku Kosova nuk ishte pjesë e saj si një shtet i pavarur.
Kufinjtë e shtetit fqinj ishin shumë të paqartë ndërsa Prishtina ende shfaqej si pjesë e Serbisë. Kjo hartë u shpërnda fillimisht nga Dua Lipa e cila u bë pjesë e peticionit duke i kërkuar “Apple” që të bëjë pjesë të hartës Kosovën.
Pas saj ishin Rita Ora, Era istrefi, Capital T, Melinda Ademi dhe shumë personazhe të tjerë të njohur që u bënë pjesë e këtij peticioni duke i kërkuar ndjekësve t’i bashkohen thirrjes.
Deri tani peticionin oline e kanë nënshkruar mbi 75 mijë persona. Nëse edhe ju dëshironi të firmosni mjafton të klikoni këtu!