Aktualitet

VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë-Milot, publikohen pamjet e përplasjes fatale, makina e bërë “copë copë”!

Tashmë janë publikuar pamjet e rënda nga aksidenti fatal që i mori jetën një personi pasditen e sotme.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, njëra prej makinave është shkatërruar totalisht.

Aksidenti fatal është shënuar këtë pasdite në superstradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës.

Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

LEXO EDHE: Siguria rrugore, Policia shton kontrollet me mjete inteligjente dhe dronë!

“Rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz, Fushë-Krujë, automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe (pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. R) si dhe janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.