Policia e Kuçovës arrestoi autorin tjetër të vjedhjes së një dyqani celularësh, ku mbeti i plagosur me thikë punonjësi. Në pranga ra një 18 vjeçar. I riu pak ditë më parë, në bashkëpunim më një tjetër person të arrestuar, vodhi 23 telefona celular dhe një laptop.