Aksidentoi tri shtetase, pranga një 29-vjeçari në Vlorë. Në Novoselë Eridjon Qarri, përplasi automjetin tip “Renault” më një makinë “Alfa Romeo”, me drejtuese një 28-vjeçare, ndërsa tre pasagjeret që udhëtonin me të u plagosën, por fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Shkaktari i aksidentit akuzohet “Për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa dëshmi ose në gjendje të dehur”. Materialet hetimore ndaj 29-vjeçarit iu referuan Prokurorisë së Vlorës.