Volkswagen ka njoftuar se do të reduktojë fuqinë punëtore në vitet e ardhshme. Kompania po kërkon të rrisë rentabilitetin dhe të rifillojë një tranzicion fillimisht jo shumë të suksesshëm drejt makinave elektrike. “Gjatë viteve të ardhshme, ne do të duhet të reduktojmë fuqinë tonë punëtore në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore”,-tha Gunnar Kilian, kreu i burimeve njerëzore.
“Fokusi do të jetë në pensionimin e pjesshëm të parakohshëm në masën më të madhe të mundshme”,-shtoi ai, në një deklaratë të lëshuar pas një takimi me punonjësit në Wolfsburg, selia e kompanisë. Ai nuk saktësoi se cilat marka nga dhjetë do të preken nga masat e reja, por tha se synimi është të ulen me rreth 20% kostot e punonjësve jashtë prodhimit.
Volkswagen ka afërsisht 675,800 punonjës në mbarë botën. Grupi njoftoi një program kursimi prej 10.8 miliardë dollarësh në muajin qershor për të ndihmuar në rritjen e përfitueshmërisë marzhet e fitimit aktualisht mbeten prapa një objektivi afatgjatë midis 9 dhe 11%. Gjigandi gjerman i automobilave po investon dhjetëra miliarda euro në zhvillimin e prodhimit të automjeteve elektronike, por sektori është dëmtuar nga një ekonomi e dobët globale dhe kërkesa e ulët.
Programi i kursimeve prej 10 miliardë euro i Volkswagen do të përfshijë reduktime të stafit. Shefi i markës Thomas Schaefer paralajmëroi se kostot e larta dhe produktiviteti i ulët po i bënë makinat e tij jo konkurruese. Prodhuesi gjerman i makinave është në mes të negociatave me këshillin e tij të punës mbi një skemë të uljes së kostove në markën e tij VW, hapi i parë në një përpjekje në mbarë grupin për të rritur efikasitetin tek kalimi në makinat elektrike.