Kompania Volkswagen ka prezantuar së fundmi limuzinën e re elektrike ID.7. Volkswagen ID.7 vjen në tregun evropian dhe atë kinez gjatë vjeshtës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara në vitin 2024. Kjo makinë do të jetë e qasshme në dy versione, Pro dhe Pro S. Të dy kanë motor elektrikë që prodhon 282 kuaj-fuqi, kurse Pro vjen me një bateri me kapacitet prej 82 kWh që mundëson një rreze veprimi prej 615 kilometra dhe përkrahet nga mbushësi prej 170 kW DC.
Teksa Pro S përdor baterinë me kapacitet prej 91 kW, të mjaftueshme për një rreze prej 700 kilometra. Makina është e gjatë 4.961 mm, e gjerë 1.862, i lartë 1.538 mm. Brendësia është e pajisur me ekranin AR head-up, kurse kjo teknologji u mundëson dizajnerëve të vendosin në instrument tabelë që tregon informacionet e nevojshme siç është shpejtësia dhe paralajmërimet e tjera.
Volkswagen njoftoi së fundmi planet për të investuar 193 miliardë dollarë për të bërë çdo automjet të pestë që shet elektrik deri në vitin 2025. Më shumë se dy të tretat e parave do të shkojnë për softuer, fabrika të baterive dhe investime të tjera. Drejtori i Volkswagen Group, deklaroi se kompania duhet të transformohet në një grup shërbimesh teknologjike dhe lëvizshmërie.