Auto & Moto

Volkswagen synon reduktimin e stafit në njërën prej fabrikave gjermane!

Volkswagen po synon të reduktojë stafin në fabrikën e saj në qytetin gjerman lindor të Zwickau për shkak të kërkesës së ulët për makina elektrike. Prodhuesi gjerman i automjeteve pritet të zvogëlojë stafin duke lejuar skadimin e kontratave me afat të caktuar, gjë që mund të prekë disa qindra punonjës në fund të tetorit.

Më shumë se 2,000 njerëz punojnë në fabrikë me kontratë me afat të caktuar, prej rreth 10,700 punonjës në total. Volkswagen deklaroi se është planifikuar një takim me stafin në fabrikën e Zwickau, por nuk pranoi të komentojë mbi specifikat. Volkswagen ka lançuar së fundmi SUV-in elektrik ID.6 Crozz 2024.

Ky model i ri përmban një gamë të përmirësuar, përditësime të dizajnit dhe një çmim fillestar prej 35, 500 dollarë. ID.6 Crozz prodhohet nga sipërmarrja e përbashkët e Volkswagen në Kinë FAW-VW. Fillimisht u lançua në vitin 2021 si modeli më i madh elektrik i Volkswagen në rajon.