Aktualitet

Vrasja në Korçë, policia zbardh ngjarjen, arrestohet autori

Zbardhet vrasja në Korçë. Policia ndaloi një person i dyshuar si autor i ngjarjes. Mësohet se fillimisht viktima në gjendje të dehur është konfliktuar me autorin, i cili më pas e ka goditur për vdekje. Sipas Policisë së Korçës, 56-vjeçari gjeti vdekjen nga plagët e shkaktuara prej sendeve të forta.