Rajoni

Vuçiç: Perëndimi e njeh Kosovën të pavarur!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Perëndimi e konsideron Kosovën si një vend, sovran dhe me territor të pandarë. Duke reaguar lidhur me deklaratat e Angela Merkel se është kundër çdo ndryshimi kufijsh në Ballkan ai u shpreh se “është mjaftueshëm trim” që ti kërkojë “diçka më shumë për serbët në Serbi”, kancelares Angela Merkel, e liderëve të tjerë botërorë. Vuçiç shtoi se duhet të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në shtator në Bruksel.