Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kanë publikuar së fundmi këngën e shumëpritur “Ma kthe”, e cila është pritur me entuziazëm nga publiku dhe ka grumbulluar miliona klikime në një kohë të shkurtër.
Dyshja u shfaq sërish bashkë në një koncert në Zvicër, ku performuan live për publikun. Afërsia e tyre në skenë nuk ka kaluar pa u vënë re, duke nxitur aludime të shumta në rrjetet sociale për një lidhje më të ngushtë se ajo profesionale.
Ndërkohë, lëvizjet skenike të Xhensilës kanë ngjallur debat, pasi disa përdorues i kanë konsideruar provokuese.
Pavarësisht spekulimeve, asnjëri prej artistëve nuk ka dhënë komente për marrëdhënien e tyre, duke zgjedhur që vëmendja të mbetet te projekti muzikor.
Kënga “Ma kthe” duket se ka sjellë jo vetëm një hit të ri për verën, por edhe shumë kuriozitet për raportin mes dy emrave të njohur të muzikës shqiptare.