Showbiz

Zbulohet emri i veçantë i vogëlushes së Ledrit dhe Sarës

Rreth 2 ditë më parë reperi shumë i dashur i publikut Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sipas “RTV 21”, Sara i dha jetë bebushes së tyre në Gjermani dhe të dy vajzat gëzojnë shëndet të plotë.

Sigurisht, ky lajm kaq i bukur na ka gëzuar të gjithëve e sidomos fansat e zjarrtë të Ledrit të cilët e pushtuan Instagram-in e tij me urime të përzemërta. Nuk vonoi shumë dhe artisti e konfirmoi lajmin se u bë baba duke ndarë me ndjekësit një foto nga ku shihej duke mbajtur dorën e Sarës pak momente pas lindjes.

Dyshja e famshme ende nuk kanë ndarë asnjë foto, detaj rreth peshës apo dhomës ku do të qëndrojë bebi madje, as emrin. Sa i përket kësaj të fundit, duket se emri i bebushes së tyre është mësuar. Burime të brendshme të familjes kanë zbuluar për mediat online se vajza quhet Poema Blue Vula.

Një emër vërtetë i veçantë dhe i përzgjedhur me kujdes nga Ledri dhe Sara. Tani presim që ata ta konfirmojnë këtë detaj por edhe të postojnë ndonjë foto të vogëlushes. Fansat janë shumë kuriozë ta shohin kjo edhe sepse Sara na ka marrë me vete në rrugëtimin e saj të pritjes së ëmbël, duke postuar foto e video të shumta.

Ne i urojmë, Poema Blue një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të mbushur me dashuri.

https://www.instagram.com/p/CIydhmEhxFM/