Gossip Showbiz

Zbulohet shkaku i vdekjes së stilistit dhe mikut të Kylie Jenner, Jesus Guerrero!

Është bërë i ditur zyrtarisht shkaku i vdekjes së stilistit të njohur të flokëve të Kylie Jenner, Jesus Guerrero, i cili ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare.

Sipas raportit nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore të Qarkut Los Angeles, Guerrero ndërroi jetë si pasojë e një pneumonie të rëndë, e shkaktuar nga një infeksion fungor, i cili zakonisht gjendet në mjedis, por që u bë fatal për shkak të sistemit të tij imunitar të dobët.

Autoritetet e kanë klasifikuar vdekjen si natyrale.

Lajmi tronditës për humbjen e tij u bë publik më 22 shkurt, përmes një postimi prekës nga motra e tij, Gris, në faqen e tij të GoFundMe, ku ajo shprehte dhimbjen e madhe që familja po përjetonte.

Me zemër të rënduar, ju njoftojmë se Jesus Guerrero ka ndërruar jetë. Ai ishte bir, vëlla, dajë, artist, mik dhe shumë më tepër

-shkroi ajo.

Jesus Guerrero lindi dhe u rrit në Houston, Texas, nga prindër emigrantë dhe arriti të bëhej një nga stilistët më të kërkuar në industrinë e modës dhe showbiz-it, duke punuar për emra të njohur si Kylie Jenner, Khloé Kardashian dhe shumë të tjerë. Ai njihej për kreativitetin e tij dhe pasionin që sillte në çdo punë.

Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh si në botën e bukurisë ashtu edhe tek miqtë dhe familjarët që e donin.