Angelina Jolie shkëlqeu në premierën më të fundit në tapetin e kuq për filmin ‘Eternals’. Aktorja bukuroshe arriti që të tërhiqte vëmendjen jo vetëm për paraqitjen e saj fantastike por edhe për arsyen se ajo kishte zgjedhur që në krahë të saj të kishte fëmijët. Nuk kishte si të mos lihej pa u përmendur fakti që të gjithë arritën që të vinin re diçka.

Përpos paraqitjes fantastike të vetë aktivistes, vëmendjen e të gjithëve arritën që ta merrnin edhe dy vajzat e saj. Konkretisht 16-vjeçarja Zahara dhe 15-vjeçarja Shiloh, të cilat ndryshe nga fëmijët e tjerë kishin zgjedhur që të vishnin fustanet e Angelina-s që ajo kishte përdor në daljet e saj për evente të caktuara, vite më parë.
https://www.instagram.com/p/CVOFRr8F7n0/?utm_source=ig_web_copy_link
Në lidhje me këtë përshtatje ku të gjithë së bashku kishin vendosur që të visheshin bazuar tek tema ‘vintage’ Jolie është shprehur se:
Fëmijët e mi janë të gjithë janë përshtatur me temën ‘vintage’. Ne të gjithë bëmë një bashkim të tillë dhe i kombinuam së bashku edhe gjërat e mia të vjetra.

Zahara shkëlqeu me fustanin unik dhe të veçantë që Jolie kishte zgjedhur që ta vishte në çmimet e Akademisë në vitin 2014, ndërsa Shiloh kishte veshur një fustan bezhë asimetrik paksa të rikrijuar dhe me disa ndryshime të vogla, të cilin Jolie e kishte veshur në Observatorin Francez të Apidologjisë, ku ajo u dhuroi tetë bletareve femra diplomat e tyre si pjesë e projektin ” Women for bees”.

Ndërkohë që fëmijët ishin pranë saj për premierën e filmit, Jolie tha se ata nuk ishin tamam dhe shumë të emocionuar për kostumin e artë që ajo vesh edhe në filmin më të fundit me superheronj nga gjigandi ‘Marvel’.