Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se takimi me homologun e tij amerikan, Donald Trump i cili u zhvillua në prag të funeralit të Papa Françeskut javën e kaluar, ishte biseda “më e mirë” kanë pasur ndonjëherë.
Volodymyr Zelenskyy tha se ai dhe Donald Trump ranë dakord që një armëpushim 30-ditor midis Kievit dhe Moskës ishte hapi i parë i duhur drejt paqes në luftën me Ukrainën.
Ai tha se ngriti temën e sanksioneve me Trump në takim dhe se përgjigjja e presidentit amerikan për këtë pyetje ishte “shumë e fortë”.
Por ai nuk dha detaje të mëtejshme. Ai tha gjithashtu se Ukraina dhe SHBA-të kanë një ndarje prej 3-3 anëtarësh në bordin e fondit të mineraleve.
Nënshkrimi i një marrëveshjeje për mineralet midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara është rezultat i takimit që udhëheqësit patën në Vatikan fundjavën e kaluar, tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Dyshja Trump – Zelensky zhvilloi një takim të shkurtër para funeralit të Papa Françeskut të shtunën. Fotot e publikuara nga biseda treguan udhëheqësit në një diskutim të ngushtë në një zonë të zbrazët të Bazilikës së Shën Pjetrit. Zelensky tha se i tha presidentit amerikan “për gatishmërinë për të përfunduar një marrëveshje” gjatë takimit të Vatikanit.
Udhëheqësi ukrainas e quajti marrëveshjen për mineralet një “marrëveshje vërtet të barabartë” që “krijon një mundësi për investime”, duke lavdëruar delegacionin ukrainas që punoi në negociata.